Bylykbashi: Njerëzve i vini barrierën, ndërsa Begos i hiqni traun

445
Sigal

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i pranishëm në seancën e sotme plenare,nuk ka kursyer akuzat ndaj mazhorancës për aferën e Unazës së Madhe lidhur me skandalin më të fundit të publikuar nga partia e tij dhe favorizimeve të pretenduara ndaj Edmond Begos.

Ndër të tjera, Bylykbashi përmes një apeli ka kërkuar që mazhoranca të miratojë rekomandimet  e Komisionit të Venecias.

“Ndërkohë që  i vini barrirën këtyre njerëzve,  Edmond Begos i hiqni traun.  Bëni mirë pranoni   ftesën e Komisionit të Venecias, dhe t’i hapim rrugë ligjit për Vettingun e politikanëve”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat tha se e keqja e vendit ndodhet në Kuvend, pikërisht tek drejtuesit e grupit parlamentar, të udhëhequr nga kryeministri, Edi Rama.

“Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin.
E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë. Sepse Rama e ka dizajnuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat”, vuri në dukje ai.