Burgu i Grave nga Tirana do transferohet në Pogradec sepse është rrethuar nga pallatet

21
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se burgu i grave të Tiranës do të transferohet në Pogradec. Sipas Manjës, ky vendim është marrë për shkak se sipas tij godina aktuale në zonën e Ali Demit ka pallate për rreth dhe nuk ka privatësi.

Por burime të tjera janë shprehur se, asaj zone i është vënë syri nga disa ndërtues të cilët i kanë kërkuar në rrugë informale qeverisë që të lirojë zonën dhe ti degdisë gratë në një tjetër burgu.

Fillimisht është diskutuar për ti transferuar në burgun e Vaqarrit, dhe ende nuk dihet se pse kanë ndryshuar mendje duke i dërguar në Pogradec.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se brenda marsit godina e re në Pogradec do të përfundojë mobilimin e brendshëm dhe pas miratimit të amnistisë do të merret vendimi për zhvendosjen e transferimin e burgut të grave të Tiranës.

‘Është e rrethuar me pallate, e gjithë zona këtu është zonë rezidenciale. Dikur ka qenë i veçuar nuk ka patur ndërtime, por për shkak të zhvillimeve demografike, e dini që Tirana është zgjeruar në të katërt anët e saj. Ky institucion ofron standarde dhe kushte për trajtimin e grave, jo në parametrat që do të duhet të ishin. Sa i përket trajtimit të posaçëm dhe privatësisë që ku institucion që duhet të ketë, sigurisht ky vend tashmë do të duhet të zhvendoset.

Çdo i dënuar që i ka ngelur 6 muaj përpara se të bashkohet me familjen do ti krijohet mundësia të ketë burg të hapur, ditën të shkojë në punë dhe në darkë të kthehet në institucion. Do të jetë i joni dhe do të shërbejë për këtë qëllim. Jemi në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për ti dhënë zgjidhje gjithë sistemit, Do të miratojmë shumë shpejt masterplanin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri deri në vitin 2030. Burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit duhet gradualisht të mbyllen’, ka thënë ndër të tjera ministri Ulsi Manja.