Reforma në Drejtësi, Vlahutin e Flackenshtein në kryeministri

434
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin dhe eurodeputeti Flackenshtein kanë takuar sot kryeministrin Edi Rama. Takimi është bërë në kryeministri ku çështje kryesore e diskutimit ka qenë Reforma në Drejtësi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Gjithashtu, ditën e djeshme kryeparlamentari Ilir Meta propozoi që vet ai, Kryeministri Rama, kryeopozitari Basha dhe ambasadorët Lu-Vlahutin të takohen sot të pestë në Kuvend dhe të gjejnë zgjidhje për të arritur konsensusin. Rama dhe dy ambasadorët pranuan këtë propozim, ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Gjatë këtyre ditëve, deri mëngjesin e së enjtes, pritet që të ketë takime intensive mes liderëve politikë dhe ambasadorëve.
Sigal