Bujar Sheshi e kallëzoi në Prokurori, reagon Autoriteti i Dosjeve

553
Sigal

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula,  ka reaguar pas kallëzimit të këtij në Prokurori nga prokurori Bujar Sheshi, në lidhje me akuzat që i janë bërë se ka qenë ish-sigurims në kohën e Komunizmit.

Pas një takimi me ambasadoren gjermane Sula u është përgjigjur interesit të medias duke thënë se u qëndron deklaratave të mëhershme dhe  se janë bërë verifikimet e duhura.

“Autoriteti në dy vite ka verifikuar 1500, nga këto 30 figura kanë qenë me probleme. Si organ kolegjial autoriteti ka kryer verifikimet e duhura. Procesi ndaj Bujar Sheshit ka qenë i drejtë.Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejte, janë marrë të gjithë masat”, tha Sula.