Blerina Gjylameti: Ja kur do të miratohen kandidatët e PS për 6 bashkitë

315
Sigal

 

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti bëri të ditur se brenda javës, Kryesia e PS-së do të përzgjedhë 6 kandidatët për kryetarë bashkie dhe se deri më tani kanë zhvilluar konsultimet me bazën dhe Asambletë e PS-së së këtyre gjashtë qyteteve. Rrogozhina, Shkodra,  Durrësi, Vora, Lushnja dhe Dibra janë gjashtë bashkitë që do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë. “Fokusi i PS i njëjtë në të gjitha bashkitë, fushatë jonë do të jetë ndryshe, ajo do të zhvillohet derë më derë e foksuar te qytetarët, në bashkëbisedimet me qytetarët dhe dëgjesat për problemet që ato kanë. Pra do të jemi më të foksuar te dëgjesa e qytetarëve. Po vijojmë me konsultimet për kandidaturat, me strukturat e PS-së dhe Asambleve lokale dhe të figurave që vijnë jashtë PS për shkak të integritetit profesional dhe reputacionit që kanë në ato qytete. Konsultimet do të mbyllen gjatë kësaj jave dhe më pas do të kemi prezantimin e kandidatëve derë më derë”, theksoi Gjylameti.Ajo shtoi e do të ketë një mbledhje të kryesisë këtë javë ku do të përzgjidhen kandidatët dhe më pas javën e ardhshme do të nisë fushata “derë më derë”.-tha ajo.