Protestë para Parlamentit! Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës bëhen bashkë

84
Sigal

Banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhur këtë mëngjes në protestë përpara Parlamentit.

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa banorët me pankarta në duar po protestojnë përpara hyrjes.

Ata kërkojnë transparencë për procesin e shembjes së shtëpive të tyre. Banorët deklarojnë se nuk kanë asnjë informacion apo marrëveshje se ku do të jetojnë, por vetëm u është premtuar se do të marrin një shtëpi të re.

Për këtë arsye ata kërkojnë kontratë. Sakaq, përpara Kuvendit ka edhe prezencë të forcave të policisë.