Protestuesit debat me efektivët tek Kuvendi: Mos prekni me dorë. Kush po i merr pronat tona?

175
Sigal

Banorët e lagjes ‘5 maji’ dhe të zonës së Laprakës në kryeqytet janë mbledhur sot në një protestë para Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare.

Banorët kanë debatuar me efektivët e policisë të vendosur para Parlamentin duke i kërkuar të lejohen ta zhvillojnë protestën e tyre.

Na lejoni të protestojmë!”, dëgjohen të thonë ata, teksa janë penguar nga policia të bllokojnë rrugën.

Kush po i merr pronat tona? Transparence te projektit”, shkruhet ne disa nga pankartat që ata mbajnë në duar.

“Mos prek me dore, mos prekni me dorë”, i është drejtuar një protestuese efektivit të policisë.

Protestuesit kërkojnë të bëhet transparencë se ku do të jetojnë, në cilat kate e pallate që do të ndërtohen dhe që e gjitha të bëhet transparente e zyrtare thonë banorët që preken nga prishjet e ndërtesave në këto dy zona.