Braimllari: Rama nuk mundet ta luftojë krimin e organizuar

469
Sigal

Sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari, i ftuar në Syri TV,  e ka cilësuar aksionin e policisë “Operacioni Forca e Ligjit” një show mediatik anti-kushtetues që kërkon të tërheqë vëmendjen nga problemet reale të vendit.

“Veprim anti-kushtetues që godet fort reformën në drejtësi dhe organet e dala prej saj. Por bëhet edhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme. Askush nuk flet më për ekonominë, për bizneset, për bujqësinë, por flitet për syzet e zëdhënëses, shown me makina të blinduara. Është një show dhe tallje me publike. Krimi i organizuar nuk luftohet me show dhe me operacione sporadike”, u shpreh Brahimllari.

Sipas tij, OFL dublon organet e reja të reformës në drejtësi, ndërsa policinë e shtetit e krahasoi me atë të diktaturës komuniste.

“Unë nuk mbroj askënd dhe çdo njeri duhet të japë llogari para ligjit, por pse duhet bërë tani ky aksion kur u ngrit edhe SPAK. Sot kemi policinë si në kohën e diktaturës. Policia kontrollon, sekuestron… Është aksion i bazuar në anti-kushtetueshmëri dhe është një show mediatik. Rama nuk mund të luftojë krimin e organizuar pasi qeveria i ka dhënë mbështetje duke u kthyer në problem jo vetëm për vendin, por edhe për partnerët”, tha Braimllari.