Plagoset me armë zjarri 38-vjeçari shqiptar, shkak sherri në lokal

464
Sigal

Mbrëmjen e kaluar një shtetas shqiptar është plagosur pas një goditje me armë zjarri në Pontecurone, në Itali.

Alarmi u dha nga urjgenca e Tortonas ku shqiptari u dërgua i plagosur.

Mediat italiane raportojnë se 38-vjeçari shqiptar është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kishte marrë dy plagë në këmbën dhe dorën e djathtë.

Një sherr banal i ndodhur në lokalin “La Mela” mendohet të ketë qenë shkaku i plagosjes.

Konflikti ka nisur brenda ambienteve të barit, ndërsa është vazhduar edhe jashtë tij ku është përdorur edhe arma.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë ende, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit të plagosur.