Një 27-vjeçar tenton të varë veten në paraburgimin e Komisariatit të Korçës

165
Sigal

Një 27-vjeçar nga Tirana ka tentuar të varë veten teksa ndodhej në qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme dhe është parandaluar nga ndërhyrja e një efektivi policie.

NJOFTIMI I POLICISË:

NOA

Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për vëprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë.

Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.