Shqiptarët paguan 385 milionë euro taksa për mjedisin në 2020-ën

133
Sigal

Konsumatorët shqiptarë kanë paguar rreth 385 milionë euro taksa për mjedisin në 2020-ën përmes taksave të energjisë, transportit, ndotjes dhe burimeve natyrore.

Sipas INSTAT, në vitin 2020, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 47 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 12,64%, krahasuar me vitin 2019.

Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2020, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 83,02%, pasuar nga taksat e transportit 11,69%, taksat e ndotjes me 5,17 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,12%.

Gjatë vitit 2020, të ardhurat nga taksat e energjisë kanë pësuar rënie prej 14,22%, ndërkohë që të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë rënë me 8,32%.

Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat e ndotjes gjithashtu kanë pësuar rënie me 8,06%, ndërsa të ardhurat nga taksat e transportit kanë rënie prej 1,99%.

Në 2020, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 2,84%, duke pësuar një rënie me 0,32 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2020, përbëjnë 11,71% të të ardhurave tatimore gjithsej dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rënie me 0,83 pikë përqindje, krahasuar me 2019, raporton INSTAT.

Shqiptarët paguan 385 milionë euro taksa për mjedisin në

Shqiptarët paguan 385 milionë euro taksa për mjedisin në

Shqiptarët paguan 385 milionë euro taksa për mjedisin në