Braimllari: 25 prilli është një ditë kujtese, për ta çuar njëherë e përgjithmonë në pension Rilindjen, që vodhi dhe rropi qytetarët e këtij vendi

240
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nga Maliqi ka akuzuar Niko Peleshin se po mashtron qytetarët e Korçës duke i premtuar legalizimet e shtëpive.

Braimllari thekson se tashmë Peleshit ia kanë mbyllur dyert qytetarët e Korçës, pasi i ka mashtruar për vite me radhë.

Gjithashtu Braimllari bën thirrje për të votuar më 25 prill, për të çuar në pension Rilindjen dhe për të votuar LSI-në, pasi vota për LSI-në është votë për shpresën.

“Ju jeni dëshmitarë sesi Sekretari Politik i Rilindjes për qarkun e  Korçës del fshat më fshat dhe i mbyllet dera. E keni parë se çfarë i bënë në Lavdar. E keni parë se çfarë i bënë në Dërsnik. E keni parë se çfarë i bënë në Goskovë. Kudo që shkon i thonë: pse na mashtrove? Sepse Niko Peleshi i ka mashtruar qytetarët e Korçës. Sepse Niko Peleshi i ka mashtruar të rinjtë dhe të rejat e Korçës. Ndaj kudo që vete i mbyllet dera. Tani shkojnë dhe i thonë qytetarëve, do ju japim legalizimet e shtëpisë. Pse tani u kujtua Niko Peleshi për legalizimet e shtëpisë së qytetarëve korçarë? Po në 8 vite çfarë bëri ky njeri? Thjesht i rropi ky qytetarët.

Ndaj 25 prilli është një ditë kujtese, për ta çuar njëherë e përgjithmonë në pension Rilindjen, që vodhi dhe rropi qytetarët e këtij vendi. Ndaj unë ju ftoj që më 25 prill, të bëhemi të gjithë së bashku të votojmë LSI-në. Të votojmë numrin 6, sepse vota për LSI-në është vota për familjen. Vota për LSI-në është vota për punësimin e të rinjve. Vota për LSI-në është vota për shpresën e shqiptarëve. Ndaj ju ftoj masivisht të mbështesni Lëvizjen Socialiste për Integrim.” – shprehet Braimllari.