Agron Duka uron Vjosa Osmanin: “Besimplotë në përkushtimin dhe suksesin tuaj!

218
🇦🇱
Urime në misionin tuaj fisnik për të mbështetur reformat shtet-formuese, luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, promovimin e ekonomisë së shëndetshme të Kosovës duke prodhuar më shumë punësim dhe të ardhura.
Jam besimplotë se ju, në mandatin e Presidentes së Kosovës, do të maksimizoni bashkëpunimin ndërpartiak dhe me aktorët e tjerë socialë për të konsoliduar, paqen në rajon dhe për të rritur prosperitetin e popullit të Kosovës.
Përgjegjshmëria juaj politike, për eleminimin e krizave të brendëshme do të eleminojë, vonesat dhe pengesat në integrimin euro-atlantik të Kosovës, duke filluar nga liberalizimi i vizave.
Sot populli i Kosovës, ju ka dhënë një mundësi dhe përgjegjësi historike, të cilat uroj t’i përmbushni me sukses!
Agron Duka
Kryetar i PAA të Shqipërisë.
Sigal