“Bosi i inceneratorëve nuk shkon në gjyq”, Deputetja Ina Zhupa: Kemi dalë në mbrojtje të interesit publik dhe të fondeve publike

464
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Dje në gjykatën e Tiranës do zhvillohej gjyqi i inceneratorëve, ku bosi Mirel Mërtiri ka paditur Dr. Ina Zhupën dhe Belind Këlliçin. Mirëpo, Mërtiri nuk u paraqit.  Deputetja Dr.Ina Zhupa reagon:  “Ishim në një seancë gjyqësore përballë Mirel Mërtirit të inceneratorit të Tiranës, i cili na ka hedhur në gjyq, për denoncimin publik që ne kemi bërë me fakte dhe prova, për aferën e inceneratorit të Tiranës. Ne të dy, si përfaqësues të PD-së, kemi dalë në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të fondeve publike që janë përdorur nga taksat e qytetarëve për t’ia dhënë incineratorit të Tiranës, në një kontratë të bërë në vitin 2017 dhe sot që ne flasim, ende nuk ka një godinë, e cila të kryejë djegien e mbetjeve të qytetit të Tiranës, ashtu siç ishte parashikuar në kontratë dhe siç paguajnë qytetarët e Tiranës. E gjithë kjo padi është bërë që ne të trembemi, që në të tërhiqemi nga beteja përballë atyre që zotërojnë inceneratorin e Tiranës, por edhe zyrtarëve të lartë publikë që ua kanë dhënë inceneratorin e Tiranës, por as unë dhe as z.Këlliçi, as partia politike që ne përfaqësojmë, nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga beteja për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Do të qëndrojmë përballë. Do të themi të vërtetat gjithë kohës. E kemi çuar këtë çështje për padi edhe në SPAK dhe do të jetë SPAK-u që do ta gjykojë edhe më thellë çështjen e inceneratorit të Tiranës, inceneratorit të Fierit, por edhe inceneratorin e Elbasanit.