Peter M. Tase: Koncepti i Kallaratit të Djegur nga Greqia më 1914 meriton vëmendje nga Tirana

Ndërsa Shërbimi Sekret Grek vazhdon të investojë me miliona euro pa fund kundrejt destabilizimit politiko-social të Shtetit Shqiptar, në këtë periudhë zgjedhjesh të përgjithshme parlamentare; vlen të sjellim në vëmendje masakrat e tmerrshme të ANDARTËVE GREKË kundër popullit Shqiptar në fshatin Kallarat, ku mbi 130 shtëpi u dogjën bashkë me qindra gra e fëmijë. Jehona e qëndresës së armatosur të Kallaratit kundër barbarëve GREKË, është përcjellë nga brezi në brez nëpërmjet rrëfimeve të të parëve dhe këngëve popullore. Nëpërmjet këtyre vargjeve reflektohet heroizmi i luftëtarëve shqiptar të kësaj treve me gjurmë të thella atdhedashurie;

“Ç’ka Harca e Madhe që qan?

NOA

Tymi si mjegull u ça!

U tund Bogonicë e s’ra!

Mavrova kundreq e pa

Kallarat u bë hata.

Bini o burra në ta,

se greku në qafe na ra.

Luftojnë burra e gra!”

Sipas shkrimtarit Lefter HYSAJ, Kallarati është një fshat i vjetër, i cili më parë ka qenë i vendosur rrëzë Kunjovës, midis Bolenës dhe Kuçit, një fshat i madh që siç thotë rapsodi popullor: “Kallarati për veri/ në Kunjovë për karshi,/ një mij’ e dyqind shtëpi,/  me dyqanë e magazi/, ra kolera e bë kërdi,/ në një ditë treqind e dy.”
Pra, sipas gojëdhënave dhe dokumenteve të asaj kohe, thuhet se, nga shkaku i sëmundjes së rëndë të kolerës, që ra rreth viteve 1660 – 1720, kallaratasit u shpërndanë në shumë fshatra fqinje, si: Pilur, Borsh, Piqerras, Sasaj, Lukovë, Shën-Vasil e gjetkë, madje edhe në ishujt e Greqisë, si në Strakëna. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën pikërisht këtu në këtë pllajë rrrëzë Bogonicës, të quajtur Pelingri, duke ndërtuar një fshat me një planimetri për t’u marrë shembull edhe sot.

Në 111 vjetorin e masakrave kundër popullit shqiptar, drejtuar nga ANDARTËT GREKË; në vitet 1912 – 1914, dashuria kombëtare duhet lartësuar dhe historia e Shqipërisë në Shek. XX është vendimtare dhe na mëson shovinizmin Grek dhe genocidin Grek kundër popullit Shqiptar dhe arbëror. Banorët e Kallaratit, pas qëndresës së fortë kundër barbarëve andartë GREK, u detyruan ta braktisnin fshatin dhe të strehoheshin në Vranisht e Mesaplik. Më 1914, Andartët dogjën e bënë shkrumb e hi me gjithë ç’kishin brenda të gjitha shtëpitë dhe xhaminë: rreth 130 shtëpi u dogjën. U grabitën afro 1500 kokë bagëti të imta, mjaft qe, lopë e kuaj. Në këtë luftë të përgjithshme për mbrojtjen e trojeve u vranë shumë nga andartët grekë, midis tyre edhe luftëtarët: Murat Avdul Demiraj; Dervish Sali Maçaj; Ramadan Muhamet Hoxhaj; Çelo Mustafa Boshaj; Hyso Balil Xhaferaj.  Ndërsa të tjerë kallaratas si Muço Barjam Karabollaj, Yzeir Medin Ribaj e Sali Maçaj, u kapën nga andartët dhe u burgosën në ishullin grek të Korfuzit, ku u torturuan deri në vdekje. Mjaft të tjerë si Cane Demiri, i cili vdiq nga plagët, Rexhep Bego , Lulo Gjoni, Nebo Qejvani, Isa Petani, Feim Strati, Demir Demiri, Xhebro Boçaj e Hito Boçaj u plagosën. Pasi ushtria pushtuese italiane përzuri grekët më 1916, banorët u kthyen në fshat, që ishte bërë i pabanueshëm dhe u vendosën pranë arave, në të dy krahët e lumit Shushica. Nga ai fshat i bukur, më i bukuri i luginës së Shushicës, sot kanë mbetur vetëm rrënojat e shtëpive dhe toponimi “Fshati i Djegur”.  Është detyrë e Presidentit Bajram BEGAJ, dhe Tiranës zyrtare të vendos në lëvizje ato pak instrumenta shtetëror për të neutralizuar shovinistët modern Grekë që gjithmonë e më shumë janë aktiv në destabilizimin e ekonomisë, përçytnimin e sovranitetit territorial, dhe përdhosjen e sigurisë kombëtare të Arbërisë tonë të bekuar.

Le të mos harrojmë kurrë masakrat si ajo e Kosinës në Përmet, Hormovës në Tepelenë, Panaritit në Korçë, Borshit në Sarandë, ku bandat shoviniste nga Greqia, bënë shumë masakra dhe reprezalje deri në zonën Skrapar- Berat. Ngjarjet e kobshme të 1914, përmes tregimeve të autorit Kosta Papa Tomorri, i cili i ka parë me sytë e tij disa nga masakrat e lartpërmendura; janë të tmerrshme dhe vigjilenca patriotike NUK duhet të flejë në këto momente destabiliteti gjeopolitik.