Ilmi S.Qazimi: Kishte burra atokohra! -Një rrëfenjë lufte nga G.A.

Isha i vogël dhe  së bashku me shokët e lagjes me që  dëgjuam se kishte ardhur Mehmet Shehu në Skrapar me rastin e një feste u afruam atje ku ishin ulur dhe bisedonin ata të mëdhenjtë e rrethit me miqtë e lartë të Tiranës. Siç e kemi zakon ne flasim me zë të lartë. Ashtu flisnin edhe ata. Mbaj mend që kam dëgjuar me veshët e mi këto që po u tregoj.

-A e dini se kush është ky burrë?- pyeti Mehmet Shehu, ata që ishin aty, duke treguar me shenjë Taip Vishanjin. Dhe vazhdoi pa marrë përgjigje. “Kam një histori nga lufta me të.”

NOA

Ishim në malet e Skraparit me Brigadën e Parë Sulmuese dhe qemë njohur me njeri-tjetrin. Isha i vendosur dhe doja që të zbatohej ligji i luftës partizane për këdo që shkelte disiplinën. Se pa disiplinë nuk ka kurrë fitore. Një partizan na kishte ikur pa lejë në shtëpinë e tij. Kërkova të më raportonin arsyet dhe çfarë cilësish kishte ai. Më thanë që është djalë i mirë, luftëtar, por e kish marrë malli për prindërit dhe iku.” Të bëhet gjyqi partizan dhe të pushkatohet!” thashë unë. I vete fjala partizanit. I vete në vesh edhe këtij burrit që shihni këtu.

Të nesërmen në sabah, unë kisha vënë pasqyrën mbi një gur dhe po bëhesha gati të rruhesha. Nga pas meje, pasqyra më tregonte se po afrohej një partizan, fytyrë e njohur e asaj ane. Erdhi fare pranë, por unë as lëviza as nuk e ktheva fare kokën. Ai më doli përballë dhe më tha drejtpërsëdrejti pa përshëndetur e pa nderuar:” Tërhiqe atë urdhër që ke dhënë! Ai është djalë i vetëm!” E dëgjova dhe ia ktheva me ashpërsi:”Do zbatohet ligji i luftës. Nuk ka fjalë!” Ky burri skraparli më pa mirë, edhe një herë në sy dhe më tha përsëri:”Nuk do ta dënosh hiç atë djalë. Është i vetëm. Dal unë garant për të!” Kështu tha dhe u largua…U bë siç tha Taip Vishanji.

Të tërë dëgjonin kryeministrin e vendit. Taipi tha vetëm këto fjalë:” Brigada kishte komandant një mallakastriot burrë trim, të rrahur në luftra.”

Ja këto mbaj mend nga ajo ditë e vitit 1972 në Çorovodë.