Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës , Xhelal Mziu në një vizitë derë më derë në Maqellarë, ka ngritur alarmin për krizën ekonomike që po përjeton zona.
Sipas tij, shumë dyqane kanë hapur dyert, por nuk shesin asgjë për shkak të mungesës së fuqisë blerëse dhe largimit të popullsisë. Bizneset ndodhen në prag falimentimi, tokat janë të papunuara dhe fermat janë braktisur.
Mziu theksoi se Partia Demokratike ka një program të qartë për të mbështetur bizneset, për të zhvilluar ekonominë dhe për t’i rikthyer vëmendjen bujqësisë shqiptare.
Xhelal Mziu:
Në #Maqellarë, derë më derë me banorët dhe bizneset.
Dyqane që hapin dyert, por nuk shesin asgjë.
Mungon fuqia blerëse, mungojnë njerëzit.
Bizneset po shkojnë drejt falimentimit.
Njerëzit janë larguar.
Tokat kanë mbetur të papunuara, fermat të braktisura.
Partia Demokratike, në programin e saj, parashikon mbështetje për bizneset,zhvillimin ekonomik dhe rikthimin e vëmendjes te bujqësia dhe fermat shqiptare.



















