Bledi Çuçi: Kryeministri, i vetmi që mendon për popullin

778
Sigal

 Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, dje ka qenë në Livadhja, Bashkia Finiq, ku dhe ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi teksa ka folur për problemet e banorëve,  nuk i ka kursyer as lëvdatat për  kryeministrin  Edi Rama, që për Çuçin vazhdon te jetë i vetmi person në tokë që mund të zgjidhë problemet e pronësisë. Çuçi u shpreh se “katrahura që është bërë me pronësinë në këtë vend,  nuk ka tokësorë që ta zgjidhë, përveç Edi Ramës, ai e ka marrë përsipër, por duhet të kuptoni se kjo punë ka shumë halle.”