Berisha, thirrje për protestë: Më 12 nëntor do të tregojmë forcën tonë!

135
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 12 nëntorit.

Në një takim me anëtarët e degës 9 në Tiranë, Berisha tha se PD-ja duhet të dëshmojë se qëndron prapa vlerave të shqiptarëve.

Berisha: Do heqim çdo kufizim, çdo vështirësi. një student shqiptar do paguante në Vjenë 4 herë më pak shkollim se në Shqipëri. Këto janë tarifat që vendosi Edi Rama. Atë rrugë që nisëm, do e përfundojmë. Arsimin e konsiderojnë të tyren këta. Shikoni si emërojnë shkollat këta, sipas emrave të Kryesisë së punës. Shikoni kur të bëheet ndonjë shkollë, do e emërojnë Elisa Spiropali. Ndërsa shkollën tjetër do e emërojnë Gramoz Ruçi.

Kjo situatë duhet të marrë fund, më 12 kemi protestën e madhe. Protestën e historisë. Le të tregojmë ne, të gjithë forcën tonë. Le të tregojmë vendosmërinë tonë. Të dëshmojmë se ne qëndrojmë prapa vlerave si shqiptarë. Asgjë nuk mund ta mposhtë genin tonë. As Edi Rama dhe as ata që mbështesin Edi Ramën.

Duhet ta largojmë një minute e më parë nga pushteti. Jemi në prag të një ngjarje të madhe, primaret. Është vota juaj, vullneti juaj ai që do zgjedhë kandidatin për qytetarin e parë të Tiranës. Anëtarët e PD-së, kruyetarët e seksioneve, i bëj thirrje të bëjnë gjithçka për procesin më transparentë të votës që Shqipëria ka njohur deri më sot.