Alfred Rushaj dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të PD-së, ja kush do ta zëvendësojë në Kuvend

117
Sigal

Alfred Rushaj dha dorëheqjen nga mandatit të deputetit të Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme.

Nuk dihet ende arsyeja se pse Rushaj është tërhequr nga mandati i deputetit, teksa nuk ka asnjë reagim nga ana e tij.

Pas lënies së mandatit, pritet që vendin e tij do ta zërë Petrit Doda.

Rushaj ka shërbyer si Zëvendësministër i  Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.