Pas tensioneve në veri të Kosovës, Albin Kurti fton në takim liderët e opozitës

99
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim partitë opozitare pas tensioneve të krijuara sëfundmi në veri të vendit.

Albin Kurti iu ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj për takim të martën (8 nëntor).

Memli Krasniqi ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takim ndërkohë që pritet dhe reagimi i dy liderëve të tjerë të partive opozitare.