Berisha thirrje mjekëve për të protestuar: Ndiqni shembullin e pedagogëve

121
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë i cili paralajmëroi proces vetingu për pedagogët e universiteteve.

Berisha tha se do të jetë populli ai që do i bëjë vetingun Ramës. Një thirrje, ish-kryeministri e ka për mjekët që të ngrihen në protestë duke u nisur nga situata e vështirë.

Berisha: Në vend që të adresojë problematikat e mëdha me të cilat po përballen, i kërcënon si në diktaturë për të bërë vetingun. Do t’ja bëjmë ne vetingun e Surrelit. Do ja bëjmë vetingun. Shoqja thotë se e ndërtuan me paratë e Kurbanit, vetë thotë se e ka ndërtuar me para emigracioni. 5000 metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët, flet ky për moral.

Ka firmosur qindra milionë euro për xhepin e tij dhe me grupin kriminal me të cilin i ka ndarë. Nuk ka kryeministër në botë që të blejë instalacion 4 milionë euro për të qetësuar xhepin dhe sytë. Shëtit me avion në dizpozicion me 150 mijë euro udhëtimin.

U bëj thirrje mjekëve të frymëzohen nga shembulli i sindikatës së pedagogëve për të protestuar. I bëni një shërbim të madh kombit me protesta. Dy herë më shumë duhet të protestojnë bluzat e bardha. Një mjeke në Gramsh më tha se kujdeset për 3 njësi vendore me nga 8000 banorë. Në një provë që pati, zuri vendin e katërtt më të keq në botë në provën e pandemisë.