Berisha: Si po blihen deputetët e rinj nga qeveria

513
Sigal

Një denoncim i një qytetari është bërë publik nga Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar një mesazh të një banori të Vlorës ku thuhet se Kryeministri Rama u ka ofruar para dhe afera të tjera korruptive deputetëve të listës së LSI, me qëllim që ata të pranojnë mandatin e deputetit. Denoncuesi tregon më konkretisht rastin e kandidates së tretë në listën e LSI-së në Vlorë, e cila do të pranojë mandatin, sepse falë Kryeministrit, bashkëshorti i saj vijon me aktivitetin e lojërave të fatit. “ Jam një qytetar i Vlorës. Doja t’ju shkruaja për punën e deputetëve që po pranojnë mandatet. Deputetja e 3-të e LSI në Vlorë, Enada Kapllani është bashkëshortja e Alban Kapllanit. Ky në Vlorë është një biznesmen i vjetër i lojërave të fatit që vazhdon akoma këtë aktivitet, me bekimin e Ramës dhe Gon Xhafës. Emri tij u përmend dhe nga Babalja si shok i Agronit që kërcënoi djalin e Babales pas publikimit të videos. Kjo është një lojë shumë e pisët e këtyre në Vlorë. Ku lulëzon krimi dhe kumari. Kuptojeni vetë pse po pranohen këto mandate deputetësh.”, përfundon denoncimi i qytetarit.