Ismail Xhaferi : Ministrat në restorantet e Dubait, Shqipëria si Venecia

321
Sigal

Arben prishe pasurinë,

ç’ishte gjithë ky faj?!

vajte tek Nustreti vetë,

brenda në Dubai.

 

“Cili je ti more trim”,-

pyeti Nustreti!?

“Jam Abdyl Frashëri i ri,

jam Arben Ahmeti”.

 

“Jam Arbeni o Nustret,

po të jap sqarime,

deri në Dubai kam ardhur,

veç me rrogën time”.

 

“U treta për këtë popull

Sa më vjen të qaj,

Jam rilindas shqiptar,

por mjekër nuk mbaj”.

 

“Kemi ardhur në Dubai,

për punë të mëdha,

sot për ne nuk duhet mjeker,

Por thes për para.”

 

Deri këtu ne Dubai,

s’kemi ardhur kot,

kemi ikur nga Atdheu,

sepse nuk dimë not.

 

Kemi ardhur dhe per fonde,

ç’të mundim të mbledhim.

ca t’i investojme diku.

shumicën t’i vjedhim.

 

Duam që gjithmonë Atdheun,

ta kemi të parin,

ndryshe nga ata rilindas,

dime vetëm marrim.

 

“Kush si ju me përkushtim,

punën nis pa gdhirë?!

rri ca ditë nëpër Dubai.

ç’lodhu Pak o bir!”

 

Rri ca ditë e mos çaj kokë,

s’ke ç’bën në Tiranë,

ç’lodhu bir sepse ky popull,

Ka kurriz e mban.

 

Popullin lëreni trokë,

kurrë mos harro!

sa më të varfër ta mbani

aq më shume ju do.

 

Në Dubai për Shqipërinë

si dhe tjetër herë,

u tretët për këtë popull,

me mish e me verë.

 

U tretët për këtë popull

u tretët vertet,

Që të bëhet Shqipëria

Cep më cep me det.

 

Arben prishe pasurinë,

ç’tretin ato barqe!

sa harxhoni ju një dite,

I harxhojnë pesë lagje.