Berisha: Nuk e ve njëri në diskutim që shumicën e ka PD dhe jo peng Basha

202
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, fitues do të dalin kandidatët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së. I ftuar në “Log” me Endri Xhafon, Berisha u shpreh i bindur se kryedemokrati Lulzim Basha në këto zgjedhje mund të marrë vota vetëm nga të majtët, por jo nga demokratët.

“Nuk e  ve njëri në diskutim që shumicën e ka PD dhe jo peng Basha. Do të marrë ca vota nga socialistët, po jo nga demokratët.”

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse ndodh e kundërta, Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë.

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule u shpreh mbrëmjen e27 janarit në “Log” se përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Berishës.

Por ky pohim u hodh poshtë nga ish-kryeministri. Sali Berisha tha se nuk ka pasur asnjë tentativë për ndërmjetësim nga  PPE, ndërsa shtoi se kompromisi i vetëm do të jetë vota e demokratëve për kryetar.

“Asnjë ndërmjetësim nuk ka pasur. Ka pasur një vendim të tyre, që të mbajmë neutral ndaj zhvillimeve në PD. Komunikimi ka qenë i vazhdueshëm dhe është me instancën përkatëse dhe ne nuk dimë. nuk janë shprehur, s’na e kanë thënë kurrë se duan të vinë. asnjë njeri nuk ka ardhur dhe janë të mirëpritur kurdo që të vijnë.