7 vjet pasi tha që Basha gënjen për orën, Presidenti Meta: Lulzimi gënjen edhe në gjumë

175
Sigal

Rreth 7 vjet më parë Ilir Meta do të bënte një deklaratë epike për Lulzim Bashën, e cila është shndërruar në proverbë: “Të gënjen edhe për orën”. 

Presidenti Meta, mbrëmjen e sotme shkoi edhe më tej kur tha se Lulzim Basha gënjen edhe në gjumë.

Një tjetër shprehje kjo e cila do të bëjë xhiron e rrjetit si perla e radhës që profilizon deputetin Basha.

“Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal, sepse lider ai nuk mund të bëhet kurrë. Është një njeri që gënjen për orën por që gënjen dhe në gjumë. Është një politikan që ëndërron për të marr një vizë”, u shpreh Meta në emisionin “Frontline”.

“Lulzim Basha është kryetari i Rilindjes Blu, që çfarë i fusin në gojë e nxjerr nga goja”, vijoi më tej Meta.

“Çdo shqiptar i ndershëm e neverit nga ana morale sjelljen e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës”, tha ai.