“Një grusht djemsh shpëtuan vjet gjithë Divjakën”, Braçe jep alarmin për prodhimet bujqësore

583
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe i kërkoi sot një interpelancë ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, ku nuk ka nguruar t’i kërkojë llogari për bujqësinë.
Sipas tij, fermerët shqiptarë nuk arrijnë të çojnë produket e tyre në tregjet e BE-së, duke u konkuruar në mënyrë të padrejtë si brenda dhe jashtë vendit, për shkak të çmimeve që vendosin grumbulluesit.
Braçe solli si shembull rastin e prodhimit të shalqinit në Divjakë, një vit më parë kur tha se një grusht djemsh atje arritën ta nxirrin në treg vetëm 12 dita para grekëve e turqve duke marrë kështu çmimin më të mirë, para se sa konkurenca t’i dëmtonte.
“Një grusht djemsh shpëtuan gjithë Divjakën vjet, dolën 12 ditë para se Greqia në treg dhe morën një çmim 22 lekë. Falë tyre ndihmoi që 90% e fitimit të jepej menjëherë. Sulmi mbi produktet tona në periudhë piku duhet të ndalet, duhet të mbrohen produktet bujqësore”,- tha ai.
E duke vijuar me problemet që fermerët shqiptarë kanë, Braçe e vuri gishtin tek paraardhësi i Peleshit në detyrë, Edmond Panariti nga radhët e LSI-së, i cili sipas tij, nuk mundi kurrë t’i sqaronte se pse produktet shqiptare nuk arrinin tregun europian.
“Kjo është ulëritëse, merrni masa sa më parë, se në BE nuk shkon dot as patatja dhe as karrota e panxhari i kuq, produkte bazë nga Divjaka në Bubullimë, për të cilat ka një kërkesa është shumë të madhe atje. Vijnë të huajt këtu, e kërkojnë pataten e Divjakës, e kanë marrë, i kanë bërë analiza dhe vetëm kur jemi ndalur në doganën hungareze e kemi kuptuar që s’mund ti shesim dot. Ja kam thënë paraardhësit tuaj po s’mora kurrë një përgjigje. Këto probleme duhet të marrin fund”,- vijoi Braçe.
Sipas tij, bujqët dhe blegtorët vuajnë një presion Konstant për shkak të çmimit që detrohen të tregotojnë produktet që prodhojnë. Braçe shprehet se çmimi vendoset në mënyrë arbtrare nga treguesit bujqësor, dhe shumë shpesh janë këta të fundit që i thonë bujqëve dhe blegtorëve shqiptarë që ose të pranojnë çmimin e tyre (të shesin produkte sipas listës së çmimeve të tregtarëve) ose të largohen. E pikërisht kjo forcë e tregtarëve ka dëmtuar dhe vijon të dëmtojë rëndë fermerët shqiptarë, një çështje që sipas deputetit socialist duhet adresuar menjëherë nga qeveria.
“Këtu nuk janë buqit që fitojnë, por tregtarët. Ata që nuk fitojnë janë bujqit dhe blegtorët, dhe ka një arsye, i detyrojnë që të shesin nën kosto”,- tha Braçe
PERGJIGJET PELESHI
Në përgjigje, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e ka pranuar se çka tha deputeti është e vërtetë, por shtoi se kjo duhet trajtuar pa emocion, pasi çështja është më e komplikuar se kaq. Sipas Peleshit, nuk është vetëm çështja tek fermeri, por edhe tek konkurueshmëria dhe faktorë të tjerë të ndryshëm. 75% e perimeve është shprehur Peleshi ka qenë të pa certifikuara sipas standarteve europiane, duke bërë që produktet të mos tregtohen në këto tregje të rëndësishme.
“Ne quajmë sot fermer, këdo që punon dhe jetn në fshat, në fakt 89% e fermerëve kanë më pak se dy hektarë tokë, e kjo do të thotë se ato që siguron nga bujqësia nuk janë të ardhurat rpimare që fermeri siguron”- tha Peleshi.
Sigal