Berisha ironizon Ramën për ditën e pushimit: Na lajmëro për ty e Lindën

492
Ish kryeministri Berisha nuk ka qëndruar në heshtje, por i ka kujtuar sot Ramës ditën e pushimit, duke e lidhur këtë fakt edhe me ditëlindjen e djalit të tij. Duke e cilësuar vendimin e kryeministrit Rama për shpalljen e të hënës si ditë pushimi për administratën, Berisha tha se është e turpshme që vendoset ditë pushimi në ditëlindjen e djalit të Ramës. Por pavarësisht kësaj, ai i ka uruar Zahos ditëlindjen.
“Vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi si kjo, të cilën të gjitha mediat ta lidhin me një ngjarje personale dhe unë i uroj 1000 vjet djalit, por kjo është e turpshme”. “Tani do presim ditëlindjen tënde të bëjmë pushim, ditëlindjen e Lindës, të bëjmë pushim”, tha Berisha.
Sigal