“Në këmbim të pranimit të fajësisë së tij, u hoqën akuzat në lidhje me “dështimin” e McGonigal për të zbuluar udhëtimet e tij jashtë shtetit për t’u takuar me zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë (përfshirë kryeministrin) dhe biznesmenë, ndërsa ishte i punësuar nga FBI.”
Uashington DC— Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork, u dënua me më shumë se dy vjet burg të premten për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve cash (në dorë) që kishte marrë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare. McGonigal u deklarua fajtor në shtator për një akuzë për fshehje nga FBI të pagesave që merrte nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare, i cili nga Shqipëria ishte zhvendosur në Nju Xhersi. Në këmbim të pranimit të fajësisë së tij, u hoqën akuzat në lidhje me “dështimin” e McGonigal për të zbuluar udhëtimet e tij jashtë shtetit për t’u takuar me zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë (përfshirë kryeministrin) dhe biznesmenë, ndërsa ishte i punësuar nga FBI. McGonigal nga 18 mars do të vuajë dënimin 28 muaj përfshirë dënimin tjetër të burgut, nga gjykata e Nju Jorkut, ai do të qëndrojë në burg gjithsej 6.5 vjet. Në dhjetor, McGonigal u dënua në Nju Jork me më shumë se katër vjet burg për “lidhjet” e tij duke punuar për një oligark rus të sanksionuar dhe aleat të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. Akuzat në të dyja rastet shënuan një rënie mahnitëse për dikë që dikur mbante një nga postet kryesore të kundërzbulimit të FBI-së. Prokurorët në Uashington argumentuan se veprimet e McGonigal “sugjerojnë se ai ishte komprometuar” dhe punësimi pas pensionimit të tij nga FBI “nuk ishte motivimi i tij i vetëm”. FBI u detyrua gjithashtu të rishikonte hetime të shumta për të cilat ai kishte njohuri për të përcaktuar nëse ato ishin komprometuar, sipas prokurorëve. “I pandehuri ka punuar në disa nga çështjet më të ndjeshme dhe të rëndësishme të trajtuara nga FBI,”- thanë prokurorët në një shkresë gjatë dënimit. “Mungesa e tij e besueshmërisë, siç zbulohet nga sjellja e tij në bazë të veprës së tij të dënimit, mund t’i rrezikojë të gjitha. Rishikimi i brendshëm që rezultoi ka qenë një ndërmarrje e madhe, që kërkon një shpenzim të panevojshëm të burimeve të konsiderueshme qeveritare.” Avokati i McGonigal tha në dokumentet e gjykatës se lëshimet e tij ishin “bërë për të fshehur faktin se zoti McGonigal kishte nisur para kohe planin e tij të rrjetit të biznesit, duke përfshirë marrjen e një kredie prej 225,000 dollarësh, në muajt para se të tërhiqej nga FBI”.
“McGonigal nga 18 mars do të vuajë dënimin 28 muaj përfshirë dënimin tjetër të burgut, nga gjykata e Nju Jorkut, ai do të qëndrojë në burg gjithsej 6.5 vjet.”
Fillimi i telasheve të McGonigal
McGonigal kaloi më shumë se dy dekada në FBI, duke punuar në disa nga çështjet kryesore të sigurisë kombëtare, nga ndalimi i një komploti për të bombarduar metronë e qytetit të Nju Jorkut e deri te publikimi i një grumbulli dokumentesh të klasifikuara nga ËikiLeaks. Ai u ngrit në gradat për t’u bërë shefi i saj i kundërzbulimit në Nju Jork përpara se të tërhiqej në vitin 2018. “Rënia” e tij filloi simbas medias në vitin 2017, ndërsa ai përgatitej për pension, sipas dokumenteve të gjykatës. McGonigal i kërkoi ish-oficerit të inteligjencës shqiptare, i cili ishte bërë shtetas amerikan i natyralizuar, një hua, ndërsa diskutonin për mundësitë e biznesit. Kredia nuk u shlye kurrë. Të dy udhëtuan drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera ku individi (McGonigal) kishte interesa biznesi dhe u takua me shtetas të huaj në shumë raste. Në një nga ato udhëtime, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë për ta paralajmëruar kundër dhënies së licencave fitimprurëse të shpimit të naftës për kompanitë ruse të frontit – një çështje në të cilën ish-oficeri i inteligjencës kishte një interes financiar. Në shenjë vlerësimi, McGonigal i dhuroi kryeministrit një kapelë të FBI-së. Më pas ai udhëtoi në vendin ballkanik të Kosovës për “qëllim të dyfishtë për të mbledhur informacione që ishin potencialisht të dobishme si për FBI” dhe “planin e zhvillimit të biznesit personal të pazbuluar” të McGonigal, thanë prokurorët. Gjatë atij udhëtimi, ai i dhuroi një kapelë tjetër të FBI-së një politikani në Kosovë. Rreth një muaj më vonë, në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork, ish-oficeri i inteligjencës i dha McGonigal rreth 80,000 dollarë në para në dorë (cash) si pjesë e kredisë, që ai kërkoi. Në vitin 2017, po ai i dha McGonigal dy pagesa të tjera në shtëpinë e tij në Neë Jersey. Me nxitjen e McGonigal, byroja hapi një hetim për një lobist amerikan që punonte për një kundërshtar politik të kryeministrit shqiptar, në të cilin ish-oficeri i inteligjencës shërbeu si burim i FBI-së. Hetimi u mbyll menjëherë pasi McGonigal doli në pension “pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë”, -thanë prokurorët. Akuzat ndaj McGonigal në çështjen e Nju Jorkut lidheshin edhe me fshehjen e pagesave. McGonigal pranoi se ndihmoi Oleg Deripaskën të gërmonte papastërtitë e një oligarku rival rus dhe të pastronte paratë duke fshehur burimin e pagesave për atë punë. Puna ishte në kundërshtim me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të vendosura ndaj Deripaska në 2018.
McGonigal shpreh keqardhje
“Ndërsa reflektoj mbi veprimet e mia që çojnë në këtë pikë, e kuptoj se veprimet e mia të ndërmarra me qëllim të fitimit të parave pas daljes në pension nga FBI-ja mbizotërojnë gjykimin dhe vlerat e mia të mira”, -tha McGonigal në një deklaratë. Gruaja e tij Pamela, në një letër drejtuar gjykatësve federalë në Uashington dhe Nju Jork përpara dënimit të tij, tha se McGonigal “ishte ambicioz dhe po kërkonte të siguronte një jetë të mirë” për familjen e tij pas daljes në pension. “Unë besoj se kjo ambicie e “çojë” atë në rrugë të gabuar dhe e bëri atë të humbasë fokusin në realitetin e vendimmarrjes dhe veprimeve të tij,” -shkroi ajo. McGonigal do të fillojë dënimin me burg më 18 mars, sipas avokatit të tij.