Belind Këlliçi: Zhduken miliarda lekë nga llogaritë e Bashkisë së Tiranës

192
Sigal

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, njëkohësisht i deleguar i PD në disa zona të Tiranës ka denoncuar sot, zhdukjen e miliardave lekë nga llogaritë e bashkisë së Tiranës.

Sipas Këlliçit këto para janë propaganduar si investime, por nuk janë realizuar. Gjithashtu sipas tij, përveç parave të zhdukura, qytetarët duhet të paguajnë edhe miliona Euro, interesat bankare.

Denoncimi i plotë i tij:

Rreth 2,538,930,790 Lekë , të cilat, kryebashkiaku Veliaj i regjistron në llogari e i propagandon në media, si investime në rrugë, ujësjellës-kanalizime, parqe, shkolla, mbështetje të varfërish, etj.; janë zhdukur e përveçse janë zhvatur, do paguhen edhe 20.5 milionë Euro interesa bankare.
Bëhet fjalë, për zhdukje miliarda lekë me llogari bankare hije e ilegale; zbuluar në dosjet e fondeve dhe të ardhurat e kësaj bashkie; por skandal i rëndë, është fakti i 4 kredive të huaja, dhënë nga institucionet financiare partnere, për investime, projekte sociale e shërbime në Tiranë.
Punëmbaruari i Bashkisë Tiranë dhe institucioni që ai drejton, sipas KLSH-së, ka realizim minimal për detyrimet për shërbimin e borxhit ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nën-huatë e marra për zhvillimin e disa projekteve.
Siç rezulton edhe nga raportet e KLSH-së, kur vjen puna tek fondet publike nuk rezulton aq nikoqir sa në ekonominë familjare, përkundrazi bilanci i mbylljes së llogarive të vitit 2015 nga PIU u trashëgua me paqartësi të theksuara dhe për këto llogari nuk është ndërmarrë asnjë veprim rregullues kontabël.
Nëse për shpenzimet e dasmës së tij punëmbaruari paraqiti shpjegime dhe sqarime, për paratë e taksapaguesve të Bashkisë së Tiranës punëmbaruari dhe ekipi i tij nuk kanë bërë asnjë shterrim detajues lidhur me paqartësitë e vërejtura nga KLSH, të cilat përllogariten në një vlerë prej  2,702,178,809 Lekë.
Në pasqyrat financiare, janë pasqyruar disa llogari të cilat nuk janë llogari bilanci dhe si të tilla duhej të ishin mbyllur në fund të vitit ushtrimor duke i sistemuar në llogari të tjera sipas përmbajtjes ekonomike të tyre, e më konkretisht, llogaria e bilancit 24, nga të cilat për vlerën 525,960,955 lekë përfaqëson vlera inventariale të identifikuara të vjedhura në periudhën e viteve paraardhëse, në ish Stacionin Hekurudhor të Tiranës.
Erion është e vërtetë që je çun kampion, por vetëm në kampionatin e hajdutërisë dhe shkeljes së ligjit. Në 25 prill fiton Shqipëria dhe bashkë me Shqipërinë, edhe ti do të fitosh. Veçse ndryshe nga shqiptarët, ti do të fitosh një vend në Peqin. Mos u shqetëso për trajtimet e tua speciale, ato do t’i kesh edhe në qeli.