Rama-italianëve: Mundni gjermanët në Rusi

602
Në ekspozitën e “4 herë kampionë” në Teatrin Migjeni të Shkodrës, ku u ekspozuan katër titujt botërorë të fituar nga Italia ndër vite, morën pjesë drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar e italian, Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori Alberto Cutillo.
Të pranishmit folën shkurtimisht në këtë aktivitet dhe sigurisht që në qendër të fjalëve përshëndetëse ishte sfida e “Loro Boriçit”.
Alberto Cutillo: Sporti është pranë jo vetëm pasionit dhe entuziazmit. Është një rast për të treguar ndeshja e sotme do të jetë një sukses sido që t ëshkojë. Nuk mund të fitojnë të dyja skuadrat dhe kjo është bukuria e lojës. 
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio: Shqipëria është një komb mik për të cilin kemi shumë respekt, edhe frikë kur jemi në fushën e lojës. Le të fitojë më i miri sonte. Ky është urimi im për sonte.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka: Është një ndeshje historike për ne. Për herë të parë luajmë kundër Italisë në Shqipëri dhe e bëjmë këtë në qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar. Do të bëja dy urime për sonte; uroj që Italia të humbë ndeshjen dhe në ndeshjen e ardhshme të vijnë me pesë kupa bote në Tiranë në stadiumin tonë të ri, pavarësisht se do të shkojnë në botëror përmes play off-it. 
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi: Kjo ekzpozitë është një mundësi për të prekur nga afër magjinë e futbollit dhe atyre që kanë bërë historinë në këtë sport. 
Kryeministri Edi Rama: Në këtë qytet ka lindur skuadra e parë e futbollit shqiptar, në 1913 dhe nuk e di nëse jeni në dijeni, por quhej Juventus. Sonte luan kombëtarja jonë, por luan edhe kombëtarja që është në zemrën e shumë shqiptarëve. Më kujtohet një slogan i tifozëve shqiptarë që ndoqën miqësoren në Itali, ku shpalosën “Shqipërinë është dashuri, Italia është në zemër”. Ju duhet të mundni gjermanët në Rusi, sepse një pjesë e tifozerisë këtu janë të Gjermanisë.
Të ardhurat e siguruara nga kjo ekspozitë do të shkojnë për fëmijët në nevojë dhe jetimët.
Sigal