Humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal, shqiptari gjen vdekjen në Greqi

506
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 50 vjeçari shqiptar këtë të hënë në autostradën Giannitsa – Alexandria në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur pak orë më parë. Shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal anash austradës. Aksidenti ka qenë fatal për 50 vjeçarin i cili udhëtonte i vetëm me makinën e tij.
Policia ka nisur hetimet për të kuptuar se përse shqiptari ka humbur kontrollin e makinës ndërsa media lokale greke ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me identitetin e shqiptarit të vdekur.
Sigal