Manchester City turpëron Liverpool-in në “Anfield” dhe mban kreun e Premierligës (VIDEO)

166
Sigal

Mançester Siti i shkakton Liverpulit disfatë historike në “Anfield Road” duke e shkatërruar me rezultatin e thellë 1-4. Pjesa e dytë dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm ku u realizuan të gjitha golat. Ky triumf  i “Qytetarëve” i nxjerr të kuqtë nga lufta për titullin kampion pasi diferenca në renditje shkon në 10 pikë dhe Mançester Siti ka ende një sfidë për të luajtur në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me Liverpulin që sulmonte dhe Mançester Sitin që gaboi nga penalltia me Gyndoan. Megjithatë, penalltia e shpërdoruar nuk u kthye në “boomerang” për Guardiolën dhe ekipin e tij. 4 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Gyndoan zhbllokoi takimin. Më pas, të kuqtë fitojnë një penallti shumë të diskutueshme me Salah në minutën e 63-të. Egjiptiani barazon takimin dhe krijon iluzionin se sfida do të luftohej deri në fund.

Por, skuadra vendase i “dorëzoi armët” shumë shpejt. Mançester Siti “dirigjoi” lehtësisht takimin duke shënuar sërish me Gyndoan në minutën e 73-të. Liverpul nuk gjen forca për të barazuar dhe portieri Alison mendon të bëhet protagonist në dëm të ekipit të tij. Braziliani i dorëzon topin kundërshtarëve dhe Rahim Sterling trefishon shifrat. Për të shtuar makthin në “Anfield Road”, mendoi Fil Foden i cili mposhti me goditje potente portierin Alison.

Pas këtij triumfi, Mançester Siti konfirmohet si një ndër ekipet më në formë në Europë teksa nuk mposhtet për 20 takime radhazi në të gjitha kompeticionet.