BE paralajmëroi helmimin, AKU, fshehu gjurmët e krimit

168
Sigal

Lidhjet nepotike dhe kriminale të drejtuesve të AKU me shtetarët dhe importuesit e ushqimeve, po helmojnë konsumatorët. Pas fshehjes që u bëri çokollatave dhe akulloreve me salmonelë e pulave me grip, një tjetër marrëzi përfshin AKU në lidhje me çokollatat kinder të fëmijve. SPAK të hetojë përse lejohet që qytetarët të konsumojnë ushqime me salmonelë. Pasi BE hoqi nga tregu çokollatën kinder, AKU heshti dhe deklaroi se nuk kishte asnjë problem për Shqipërinë. Ndërkohë pas 7 ditësh u kujtua të vinte alarmin se nuk duhen konsumuar

 

SPAK të hetojë përse lejohet që qytetarët të konsumojnë ushqime me salmonelë. Pasi  BE hoqi nga tregu çokollatën kinder,  AKU heshti dhe deklaroi se nuk kishte asnjë problem për Shqipërinë.  Ndërkohë pas7 ditësh u kujtua të vinte alarmin se nuk duhen konsumuar

 AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) ka ndryshuar qëndrim brenda një jave në lidhje me konsumimin ose jo të çokollatave Kinder pas konstatimit të shumë rasteve me salmonelë në vendet e BE-së dhe në Britaninë e Madhe. Skandali mori përmasa shumë të mëdha aq sa autoritetet belge njoftuan mbylljen e fabrikës së prodhimit të çokollatave Kinder Surprise në Belgjikë, megjithatë deri më datë 7 prill sipas AKU-së nuk kishte asnjë problem për Shqipërinë, pasi sipas tyre këto çokollata nuk ishin futur në vendin tonë.  “Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në vezë Kinder Suprise në Britaninë e Madhe, ku specifikoheshin datat e skadencave 11.7.2022 dhe 7.10 2022 për produktin, AKU kreu verifikim në Pikat e Inspektimit Kufitar nëse ishte importuar në Republikën e Shqipërisë produkti Kinder Surprise me këto të dhëna, nga ku rezulton se Shqipëria nuk ka kryer import për lotet e specifikuara të produktit në fjalë”, thuhej në faqen zyrtare të insitucionit. Por Telegraf nuk u mjaftua me këtë reagim, por paralajmëroi  qytetarin se çokollatat e kontaminuara me Salmonella ka të ngjarë të jenë prezente dhe në tregun shqiptar.Mirëpo dje më 14 Prill AKU ngriti alarmin, duke këshilluar qytetarët shqiptarë që të mos i konsumojnë “Kinder Surprise” . Reagimi vjen pas konstatimit se në një një pikë inspektimi kufitar u paraqit subjekt për import produktesh çokollate “Kinder” dhe bazuar në kontrollin dokumentar e rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Çokollatat Kinder Schokobons, Sorpresa Maxi dhe Kinder Maxi Mix nuk duhen të konsumohen, thotë AKU. Ndërkohë nuk dihet sa fëmijë kanë konsumuar kinder derisa AKU të ndante mendjen.  Nuk hera e parë që AKU tregohet infiderente, pasi dhe në rastin e akulloreve  të skaduara , vetëm pasi u alarmua nga mediat dhe akulloret ishin shitur , nisi të reagojë. Kjo është indicie që SPAK të hetojë se çfarë fshihet pas dhe përse lejohet që qytetarët të konsumojnë ushqime me salmonllë.

BE parlajmëroi, AKU heshti

Zyrtarisht, nga sistemi RASFF, Shqipëria është e përfshirë në vendet që janë shpërndarë këto produkte. Çokollatat Kinder, për të cilat u dha alarmi në Britaninë e Madhe dhe në shumë shtete të BE-së, të kontaminuara me Salmonella Typhimurium, ka të ngjarë se janë prezente dhe në tregun shqiptar, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk e bëri publik lajmin, përveç një njoftimi jo të qartë në WEB-in zyrtar, i cili nuk është dhe sqarues me të njëjtën trajtë shpjeguese si me gripin e pulave ,që u fsheh dhe vetëm pas daljes në media nisën reagimet e instiucioneve shtetërore.  Ndërsa në rrjetet sociale të këtij institucioni, të cilat kanë dhe numrin më të madh të konsumatorëve që i ndjekin, nuk kanë asnjë të dhënë.

Helmohen 125 fëmijë, ja efektet

Ky prodhim i kontaminuar me bakterin e Salmonelës, i cili shkakton diarredhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet siç duhet. Deri më tani janë raportuar shumë raste të Salmonelës në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian dhe ishullit britanik duke bërë që të hidhen dyshime se lidhen pikërisht me këtë produkt. Autoritetet e sigurisë ushqimore po hetojnë 125 raste të helmimit nga veza Kinder.