Alqi Bllako 3 orë para SPAK: Nuk jamë përgjegjës, vura në dijeni qeverinë

157
Sigal

Ish-deputeti socialist i arrestuar Alqi Bllako, për gati 3 orë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Ai u thirr në ambientet e prokurorisë për tu ballafaquar me akuzat dhe pretendimet e SPAK. Sipas informacioneve, po mundohen ta kthejnë Bllakon në një të penduar të drejtësisë. Ai ka shumë informacione për aferën e inceneratorëve sepse ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Vetë avokati i tij pranoi pak javë më parë se ka tentativa nga prokurorët që ta bindin të flasë. Nuk dihet nëse Bllako e ka bërë  këtë gjë, por nëse ai pendohet, do ketë tërmet në politikë. Alqi Bllako ka dhënë dëshminë e tij në SPAK.

I pyetur nga prokurorët në lidhje me akuzat, ai është shprehur se është i pafajshëm dhe se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës.Bllako është shprehur se ai vetëm ka përcjellë shkresën për tek Këshillimi i Ministrave për miratim.

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako ka dhënë në SPAK, versionin e tij të fakteve dhe rolin në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit.

Ish-sekretari I Ministrisë së Mjedfisit ka deklaruar para prokurorit të çështjes se nuk janë të vërteta akuzat e ngritura ndaj tij, për këtë aferë. Për çështjen e shpronësimit të tokës në vendin ku do të ndërtohej inceneratori, Bllako i tha SPAK se nuk ka patur funksion vendimmarrje.

Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm në këtë dikaster.‘Unë kam patur për detyre vetëm ta përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim’, është shprehur ish-deputeti.Bllako i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit edhe për emërimin e babait të tij në mënyrë fiktive në inceneratorin e Tiranës.‘Kontrata për punësimin e babait nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Im atë e ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për inceneratorin e Fierit’, ka thënë Alqi Bllako për prokurorët e SPAK. Mësohet se SPAK do të marrë në pyetje edhe emra të tjerë të akuzuar, përfshirë dhe ish-ministrin Lefter Koka.