KLSH: Abuzimet e administratës me fondet publike dhe tenderat, në 12 muaj arrijnë në 610 mln. euro

159
Sigal

 

610 milionë euro llogaritet të jenë shkeljet në administratë gjatë vitit të shkuar. KLSH zbulon se fatura më e lartë është për keq-menaxhimin e fondeve. Kritikat më së shumti shkojnë te prokurimet dhe kontrolli i punimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm prej 158 milionë eurosh në 12 muaj në administratën shtetërore.

Në raport bëhet e ditur se ky është vetëm dëmi financiar i konstatuar, ndërsa kësaj shumë i shtohen dhe 458 milionë euro që konsiderohen shkelje të disiplinës financiare me ndikim negative në performancën e subjekteve ku është ushtruar kontroll.

Për këtë të fundit janë 367.7 milionë euro të zbuluara si keq-menaxhim në fushën e shpenzimeve jo me eficencë apo efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Vërejtjet janë konstatuar kryesish në fushën e prokurimit publik e shoqëruar me mungesë kontrolli në realizimin e procedurave, të cilat në shumë raste rezultojnë të realizuara jo në përputhje me kuadrin ligjor. Këto shkelje i përkasin veprimtarisë për periudhën kohore 2018-2020.

Në total janë audituar 205 institucione nga të cilët janë bërë 14 Kallëzime Penale për 62 persona. Gjithashtu janë paraqitur, 1087 rekomandime disiplinore dhe administrative dhe 3074 rekomandime organizative si dhe rekomandime për ndryshime apo përmirësime ligjore