Vasili: Amnistia fiskale e Rames, krim ndaj ekonomisë me urdhër të oligarkëve e trafikantëve!

126
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjete sociale është shprehur kundër amnistisë fiskale, duke përmendur këtu që edhe FMN është kundër.

Vasili pretendon se kjo bëhet që të pastrohen paratë dhe të mishërohet më shumë korrupsioni në vend.

Postimi i plotë:

Amnistia fiskale e Rames, krim ndaj ekonomise me urdher te oligarkeve e trafikanteve!

FMN shume e qarte dhe prere kunder Amnistise fiskale:

“Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”.

Ndersa altoparlanti i Edi Rames Taulant Balla deklaron ne parlament:

“Në kushtet e amnistisë fiskale që më në fund do vijë e të jeni të sigurt që do e bëjmë se e para nuk varemi nga ju, s’kemi nevojë për ndryshim kushtetues, duam 3/5 e besoj brenda Kuvendit do jenë për ta mbështetur. Bjerini dajres sa të doni amnistinë fiskale ne do e bëjmë”.

Pra rilindja nuk pyet per FMN sepse do qe te pastroje pa fund qindra milion euro para te pista dhe te thelloje greminen e korrupsionit.

Por si qendron realiteti:

Shqiperia rilindase vazhdon te jete ne listen gri per pastrimin e parave.

Shqiperia rilindase eshte e dyta ne bote per korrupsionin.

Shqiperia rilindase eshte e para ne Europe per koncesionet shkaterrimtare per ekonomine.

Shqiperia rilindase ka evazion fiskal teper te rende.

Shqiperia rilindase ben tendera me 10 fishin e çmimit ne çdo kohe bile edhe ne kohe pandemie.

Shqipetia rilindase vjedh 430 milion euro me inceneratore.

Shqiperia rilindase grabit qindra milion euro me energjine elektrike.

Shqiperia rilindase rremben qindra milion euro me rilindjen urbane.

Shqiperia rilindase dhunon shume rende Kushtetuten dhe ul taksen e e dividentit me efekt prapaveprues
per klientet e Rames

Pra amnistia eshte urdheri i qarte i oligarkeve trafikanteve gjithfaresh, klienteve tenderxhi te qeverise, qe duan te pastrojne parate e zeza te qeverise e dhe parate te tyre.

Ata qe kane paguar rregullisht taksat bile jane derrmuar nga administrata tatimore me gjoba tallen e poshterohen nga kjo Amnisti, qe i konsideron budallenj sepse kane mbushur arken e shtetit kur te tjeret nuk i paguanin detyrimet dhe e lane bosh ate.

Kjo Amnisti eshte thjesht batakcillek mafioz!

Eshte shume e qarte se mijra qytetare ne Greqi e gjetke, qe punojne ne mbledhjen e ullinjve ne ndertim apo ndihmes e punetore neper lokale nuk kane qindra mijra euro per te legalizuar sepse punojne per te mbijetuar.

Amnistia eshte festa e oligarkeve dhe trafikanteve te Rames dhe tallja e pacipe me bisnesmenet e ndershem e te rregullt.
Sic pranon vete ky Balla rilindasit do hapin pazar per blerje votash ne parlament per te bere 84 vota qe nuk i kane, por kane parate e inceneratoreve.

Çfare krimi mafioz ndaj ekonomise!