BE ngre alarmin për presionin e Ramës mbi drejtësinë ,pas arrestimit të Erion Veliajt

9
Sigal

Një rast i paprecedentë presioni institucional ndaj drejtësisë shqiptare ka ngritur alarmin në Bruksel. Arrestimi dhe hetimi i Erion Veliaj, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme (SPAK) në shkurt 2025, ka shkaktuar reagime të forta nga ana e qeverisë dhe Kuvendit, të cilat janë interpretuar si përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar institucionet e drejtësisë. Komisioni Europian nënvizon në raportin e fundit ‘Non-paper’ se ky zhvillim ka ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri. SPAK i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me dy letra zyrtare ankuese për mungesën e masave të sigurisë gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të institucionit, duke rrezikuar sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK. Komisioni Europian njeh progresin e bërë nga Shqipëria në disa fusha kyçe si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe menaxhimi i kufijve, por thekson se pa zgjidhjen e problemeve serioze si presioni ndaj drejtësisë, mungesa e reformave në media, dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave themelore, negociatat për anëtarësim nuk mund të ecin përpara. Kapitujt 23 dhe 24 mbeten të pazhbllokueshëm pa përmbushjen e standardeve të vendosura.B