Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova zhvilloi të hënën një takim me fëmijët e kryeqytetit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorit.
Kosova premtoi se vëmendja e tij në krye të bashkisë së Tiranës do të përqendrohet tek fëmijët dhe tek të drejtat e tyre.
“Në krye të bashkisë së Tiranës, vëmendja ime do të përqendrohet veçanërisht tek fëmijët. Fëmijët janë e ardhmja”, tha Kosova. Më pas ai ka shpërndarë dhurata për ta, si një shenjë simbolike e kësaj feste.