Bashkpunim i ngushtë mes Shqipërisë dhe Aleancës Euro-Atlantike

97
Sigal

Presidenti i Republikës Bajram Begaj pritet në një takim të veccantë në Selinë e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ku u diskutua bashkpunimi me NATO-n, modernizimi i Forcave të Armatosura, siguria rajonale, mbështetja për Ukrainën, dialogu Prishtinë-Beograd , KFOR-i dhe antarësimi i Kosovës në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë apeluar Serbinë dhe Kosovën që të jenë fleksibël në marrëveshjen. Ndërsa lidhur me anëtarësimin në NATO të Kosovës, presidenti Begaj u shpreh se është e nevojshme, pasi forcat e sigurisë do të jenë një vlerë e shtuar.

Mendoni se është e domosdoshme antarësimi i Kosovës në NATO, kur është prezente me KFOR?

Stoltenberg: Aleatët do të vazhdojnë vijimësinë e pranimit në Kosovë. Ne punojmë me BE në Kosovë, pra personat e KFOR-it bëjnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë raportin drejt Prishtinës dhe Beogradit. Tani kemi një mundësi historike, që mund të jetë me përfitim për të gjithë rajonin. Është e rëndësishme që palët të gjejnë zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-s në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Begaj: KFOR është histori suksesi, e histori paqeje në rajon. Kosova është shtet i pavarur, po punon përditë për të ndërtuar një shtet ligjor. Shqipëria e mbështet çdo ditë në rrugëtimin e saj, një nga to është edhe NATO. Forcat e sigurisë së Kosovës, besoj se do të ishte vlerë e shtuar e aleancës. Çdo politikë e dyerve të hapura do të sjellin vlera të shtuara për aleancën.

U bë më shumë se një vit që jemi dëshmitarë të një lufte. NATO ka treguar unitet dhe vendosmëri. Situata aktuale e bën të domosdoshme që rendi të jetë fokusi, zgjerimi i aleancës është detyrim. Në koordinim të plotë me aleancën, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit do te jemi proaktivë. Shqipëria përshëndet dialogun Kosovë-Serbi.

^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

Presidenti Bajram Begaj: Shqipëria në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe NATO-n

 

 

 

SOM

Misioni KFOR, një histori suksesi si garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha. Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetjes me luftim dhe kapacitete logjistike. 

 

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Të dy kanë mbajtur një konferencë për shtyp me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë fjalës së tij tha: Vlerësoj lidershipin Tuaj dhe punën e jashtëzakonshme që jeni duke bërë në këtë kohë të sfidave të mëdha, që nuk janë parë prej dekadash në kontinentin tonë. U bë më shumë se një vit, që jemi dëshmitarë të një lufte konvencionale në Europë, rezultat i një akti të paprecedentë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj një vendi sovran, Ukrainës. Ky akt ka tronditur paqen, stabilitetin dhe arkitekturën e sigurisë në Europë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet, vendosmëri dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës dhe vendeve anëtare. Në këtë kohë sfidash për sigurinë Euro-Atlantike, është thelbësore implementimi i kuadrit strategjik të mbrojtjes dhe shkurajimit, si edhe përditësimi i planeve të mbrojtjes së Aleancës. Është veçanërisht e rëndësishme forcimi i tetë grupbatalioneve në krahun lindor të NATO-s. Situata aktuale e bën të domosdoshme, që rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare të jetë fokusi ynë. Për këtë arsye, zgjerimi i Aleancës është detyrim, ndaj, anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës janë të mirëpritura dhe të domosdoshme. Unë jam i lumtur që Parlamenti i Shqipërisë është nga të parët që e ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Në koordinim të plotë me Aleancën, Shqipëria i qëndron në krah dhe do të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe të asistencës humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në, ne do vijojmë të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën. Në Samitin e Madridit, aleatët rikonfirmuan rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht progresit të bërë në drejtim të integrimit Euro-Atlantik, rajoni vijon të karakterizohet nga zhvillime komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë. Rusia përbën kërcënim domethënës dhe direkt ndaj NATO-s dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka rritur përpjekjet e saj influencuese duke përdorur metoda të luftës hibride, subversionit politik, financimeve të paligjshme etj. Qëllimi i saj është prishja e paqes, stabilitetit dhe bllokimin e reformave Euro-Atlantike të vendeve të rajonit. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar. Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike. Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi. KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta. Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike. Shqipëria vlerëson shqetësuese kërcënimin që vjen nga Irani. Në korrik dhe shtator të vitit të kaluar ne u përballëm me një sulm të rëndë kibernetik të ndërmarrë dhe të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit. Shqipëria në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe NATO-n, arriti ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm, si edhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Qeveria shqiptare ka një plan ambicioz për forcimin e kapaciteteve digjitale dhe mbrojtëse kibernetike. Bashkëpunimi me NATO-n në këtë drejtim vlerësohet maksimalisht. Si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, Shqipëria përshëndet nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të NATO-s me BE-në duke vlerësuar rolin e partneritetit strategjik të BE-së në mbrojtje të vlerave euro-atlantike. Shqipëria do të vijojë të përmbushë të gjitha detyrimet në kuadër të mbrojtjes kolektive. Angazhimi dhe kontributet e Shqipërisë në NATO do të vijojnë të rriten. Aktualisht jemi prezent në misionin KFOR, në Latvia dhe Bullgari, në kuadër të prezencës së përparuar. Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 1.86% të produktit të brendshëm bruto. Parashikojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë nivelin 2%. Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetjes me luftim dhe kapacitete logjistike. Diskutova me Sekretarin e Përgjithshëm, lidhur me ecurinë e punimeve në Bazën Ajrore Taktike të Kuçovës, të cilat po ecin sipas programit të miratuar.