Basha: Paratë që i mungojnë arkës së shtetit, në xhepat e qeveritarëve

489
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në Facebook, për aktin normativ të buxhetit 2015. Sipas Bashës, opozita ka muaj që flet për mosmbledhje të ardhurash, ndërkohë që qeveria hesht. “Kemi muaj që flasim për mosmbledhje të ardhurash dhe qeveria hesht. Më në fund dje e pranuan edhe pse duke e fshehur shifrën reale të evazionit, e cila është shumë më e madhe se kjo e deklaruara”. Sipas Bashës, paratë që mungojnë në arkën e shtetit kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.
“Fshihen me gjithfarë justifikimesh por e vërteta është se paratë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve. Fusin paratë e qytetarëve në xhep dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës”.
Sigal