Basha në Elbasan, ngushëllon familjen Koburja

508
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Elbasan në familjen e Xhevat Kobures, bukëpjekësit më të njohur në këtë qytet, i cili një ditë më parë humbi bashkëshorten Zaje Koburja.
Ajo u nda nga jeta pas 8 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra më datë 3 janar, ku në orët e para të mëngjesit, ajo u godit me mjete të forta nga disa persona të cilët i kishin hyrë në banesë për ta grabitur.
Pasi i kanë qëlluar me mjete të forta të dy bashkëshortët, ata mundën të grabisin 140 mijë lekë. Ndërkohë policia ende nuk ka bërë të mundur identifikimin e autorëve. 
Sigal