Parlamenti i jep “OK”, votohen dy kandidatët e PS për KQZ

426
Sigal

Parlamenti ka votuar vetëm me votat e maxhorancës dy kandidaturat e propozuara nga PS për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për dy anëtarët e rinj tashmë Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri. Dy kandidaturat janë votuar me 74 vota.

Ndërkohë që as sot opozita nuk ka marrë pjesë në seancë, ashtu si që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar.