Diplomati gjerman kërkon heqjen e vizave për Kosovën: Premtim i paplotësuar i BE-së, ta bëjmë tani!

277
Sigal

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet.

Ischinge thekson se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim.

“Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger.

Wolfgang Ischinger, në vitin 2007 ishte përfaqësues i BE-së në negociatat e Treshes për Kosovën, të cilat përfunduan duke çuar në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008.