Vllaznia falimenton Kukësin në Shkodër, Tirana nis festën e titullit kampion (VIDEO)

345
Sigal

Vllaznia merr fitoren më të rëndësishme të sezonit duke mposhtur me rezultatin 1-0 Kukësin, i cili u shfaq totalisht i dorëzuar në Shkodër. 

Ekipi i Hysen Dedjas mposhti skuadrën e Shehit 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke legjitimuar Tiranën si kampionen e re të Shqipërisë për herën e 25-ë.

Nga ana tjetër, Kukësi e mbyll sezonin duarthatë. Vllaznia shpreson se do të sigurojë mbijetesën.

FT| Vllaznia-Kukësi 1-0
Adili 87′

90’+3 Mbyllet krej takimi. Tirana shpallet kampione e Shqipërisë për herën e 25-ë pasi Vllaznia mposhti minimalisht Kukësin 1-0. 

87′ Shkodranët zhbllokojnë sfidën. Adili thyen Kukësin dhe i jep titullin Tiranës.

83′ Adili vë sërish në provë Avdylin. Portieri i Kukësit është në ditën e tij më të mirë.

adili avdyli on Vidnews.

76′ Ethemi ka rast të mirë të shënojë, por nxitohet dhe godet dobët.

72′ Kukësi për mëshirë, Lulaj heq golin e Vllaznisë në momentin vendimtar.

56′ Shkurtaj futet në fushë. Shehi i beson fitoren e ndeshjes sulmuesit vlonjat, i cili vjen pas një dëmtimi.

54′ Avdyli fantastik. Portieri i Kukësit shpëton ekipin nga goli i Zhunior duke bërë një pritje fantastike.

45′ Mbaron pjesa e parë. Vllaznia më këmbëngulëse, Kukësit i mungon qartësia.

28′ Zhunior pason te Zogaj, por ky i fundit godet keq.

27′ Protesta nga Vllaznia. Gilman Lika pretendon penallti, por arbitri Alla vazhdon lojën.

17′ Adili gjuan nga jashtë zone, por goditja e tij nuk përbën rrezik për Kukësin.

5′ Sidorenko jep shkëndijën e parë në ndeshje. Sulmuesi godet fort nga jashtë zone, por Avdyli ndodhet i pozicionuar.

1′ Fillon ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, KrujaZogaj, Krymi, MarkuSidorenco, Silvio, Lika. Trajner: H Dedja.

KUKËSI:  Avdyli, Musta, Lulaj, Teqja, Maliqi, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Ethemi, Kuper. Trajner: O.Shehi