Basha: Do të jem pengu i demokratëve dhe i shqiptarëve

110
Sigal

Lulzim Basha, pas përplasjeve në selinë e PD-së, duket se u është kthyer takimeve me demokratët tashmë.Ai ka qenë ditën e sotme në njësinë nr. 7 në kryeqytet, ku u bëri një ftesë mbështetësve të Berishës që t’i bashkohen.

Basha shtoi se Shqipëria nuk mund të mbetet peng, Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj ai është aty dhe do të jetë si pengu i demokratëve dhe e shqiptarëve.

Basha: Shqipëria nuk mund të mbetet peng, Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë regjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me rrëgjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes.

Nga njëra anë me të vërtetë janë një pjesë njerëzish, janë më pak se ç’kanë qenë para një muaji apo para dy muajsh, shumë më pak se ç’kanë qenë në 8 janar, një datë që duam ta harrojmë, por në fakt nuk mund ta harrojmë pa nxjerr konkluzionet brenda familjes sonë.