Nis faza e dytë e punimeve në Qafë Kashar–Rinas, ARRSH jep njoftimin: Si devijon trafiku

176
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të mërkurë pas përfundimit të fazës së parë të punimeve në aksin Qafë Kashar-Rinas, ka bërë me dije se ditën e enjte do të nisë faza e dytë e punimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH bën me dije se si do të ndryshojë trafiku për shkak të punimeve që do të zhvillohen në segmentin nga Universiteti Epoka në Aeroportin e Rinasit.

Sipas njoftimit bëhet me dije se mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Për shkak se punimet në këtë segment do të zhvillohen në të dy korsitë, trafiku do të devijohet nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.

NJOFTIMI

Përfundoi faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas

Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT.

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.
Mjetet  do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.

Si në Fazën e parë dhe në fazën e dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas)”, thuhet në njoftimin e ARRSH.