Totozani: Zgjidhje urgjente dhe dinjitoze për strehimin e banorëve të përmbytur në Bregun e Lumit, në Babrru e Paskuqan

612
Sigal

 

Totozani: Verifikim të situatës së rëndë
higjenike dhe shëndetësore të komunitetit romë dhe egjiptian të strehuar në
palestrën e gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan.

 

Avokati i Popullit, rekomandim drejtuar
Kryetarit të Bashkisë Kamëz,  Prefektit të Qarkut Tiranë. 

 

 

Avokati i
Popullit, z. Igli Totozani, ishte sot në ambientet e grevës së  banorëve
të komunitetit romë dhe egjiptian, banesat e të clëve u përmbytën në Bregun e
Lumit, në Babrru-Paskuqan.  

 

Z. Totozani
konstatoi se kushtet në të cilat ndodhen familjet rome dhe egjiptiane të
shpërngulura nga banëesat e tyre dhe të sistemuara përkohësisht në palestrën e
gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan, janë tërësisht të papërshtatshme, si
për strehimin e tyre ashtu edhe për kushtet higjenike dhe ato shëndetësore për
ta.   

 

Më pas Z.
Totozani ishte edhe në zonën e përmbytur, ku banesat e komunitetit romë dhe
egjiptian ishin krejtësisht të pabanueshme.

 

Avokati i
Popullit mbështetur edhe në inspektimet e mëparshme të kryera nga ekspertët e
institucionit rekomandoi ndërhyrjen urgjente të strukturave të Bashkisë Kamëz
për trajtimin dhe zgjidhjen e menjëhershme e dinjitoze të çështjes së strehimit
të familjeve të përmbytura në Bregun e Lumit në Babrru e Paskuqan, si dhe
verifikimin nga ana e tyre të situatës së rëndë higjenike dhe shëndetësore ku
po jetojnë aktualisht pjesëtarë të komunitetit romë dhe egjiptian në palestrën
e gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan.

Ky rekomandim ju drejtua z. Xhelal Mziu, Kryetar i Bashkisë
Kamëz, si dhe z. Sadi Vorpsi Prefekt i Qarkut Tiranë. 

 

Në rekomandimin e hartuar nga Avokati i Popullit për këtë
çështje theksohet se: “Gjatë punës tonë, i kemi kushtuar një vëmendje të
veçantë trajtimit të ankesave dhe problematikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen
e të drejtave të individëve dhe garantimin e një trajtimi sa më dinjitoz për të
gjitha grupet shoqërore dhe ato vulnerabël, duke përfshirë këtu edhe
komunitetin romë dhe egjiptian.

 

Avokati i Popullit po ndjek me vëmendje të veçantë
shqetësimet e ngritura së fundmi nga banorë të Bregut të Lumit, të përmbytur
nga vërshimi i ujërave të Lumit me datë 08 nëntor 2016, aktualisht të strehuar në
palestrën e gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan, duke monitoruar kryesisht
veprimtarinë e organeve të administratës publike në ushtrimin e funksioneve dhe
kompetencave që u janë njohur respektivisht me ligj. 

 

Gjendja e banesave të përmbytura në Bregun e Lumit, si edhe
kushtet e strehimit dhe jetesës së këtyre banorëve në palestrën e gjimnazit
publik “Gramoz Palushi” kanë qenë objekt inspektimi i Avokatit të Popullit që
më datë 17.11.2016, e deri tani, dhe është konstatuar gjendja reale, duke
administruar edhe ankesa individuale të banorëve të prekur nga përmbytjet, si
edhe ato të strehuar në palestrën e gjiminazit.

 

Sa më sipër, Avokati i Popullit ka ndërmarrë një proces
hetimi të këtij problemi mjaft shqetësues për komunitetin e banorëve të Bregut
të Lumit, që jetojnë në kushte shumë të vështira familjare dhe ekonomike, por
që tashmë ndihen jo vetëm të pasigurtë lidhur me kushtet dhe gjendjen e
strehimit, por edhe të shqetësuar nga mungesa e veprimeve konkrete nga organet
e administratës publike për zgjidhjen e problemit të parashtruar dhe gjetjen e
një zgjidhje të përhershme dhe dinjitoze për strehimin e tyre. 

 

Ky shqetësim
rritet duke patur parasysh edhe faktin se një numër i madh familjesh, janë
strehuar në palestrën e gjimnazit të sipërcituar, i cili jo vetëm nuk garanton
kushtet minimale të strehimit dhe jetesës, ku banorëve të shumtë u mungojnë
edhe ushqimet dhe pijet, por mund të përbëjë një pengesë serioze edhe për
mbarëvajtjen normale të procesit mësimor.

 

Avokati i
Popullit, duke iu referuar trajtimit ndërkombëtar të çështjes së respektimit të
të drejtave të njeriut, si dhe synimit të proklamuar prej vitesh për të qenë
pjesë e familjes së madhe europiane, gjykon se mbrojtja dhe respektimi i të
drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe përmbushja brenda kuadrit
ligjor të standarteve minimale të jetesës së pjesëtarëve të këtij komuniteti,
duhet të jetë një objektiv i qartë dhe konkret i organeve të pushtetit qendror
dhe lokal. 

 

Në rast të
kundërt, neglizhenca dhe mosveprimi ndaj shqetësimeve të ngritura nga Avokati i
Popullit për një komunitet vulnerabël, do të përbënte një pengesë serioze për
arritjen e standarteve ndërkombëtare të respektimit të të drejtave të njeriut,
për të cilat Shqipëria është kritikuar vazhdimisht në raportet e organizmave
dhe institucioneve ndërkombëtare.

 

Nga ana
tjetër, në përputhje me pikën 2, të nenit 15, të Kushtetutës së Republikës së
Shqipërisë, organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre duhet
të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të
kontribuojnë në realizimin e tyre dhe jo të bëhen shkak me mosveprimin e tyre
në vazhdimin e shkeljes dhe mosrespektimit të këtyre të drejtave.

 

Kërkojmë nga
ana Juaj që në frymën e respektimit të ligjit dhe të drejtave e interesave të
ligjshme të të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian, banorë të
Bregut të Lumit, të vlerësoni në mënyrë maksimale dhe serioze të gjitha
shqetësimet e ngritura nga Avo
kati
I
 Popullit dhe
të ushtroni autoritetin Tuaj me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të
përbashkët, të përhershme dhe dinjitoze për problemin e strehimit të këtij
komuniteti
.