Gati për fundjavë? Ja si do të jetë moti

311
Sigal

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave. Sipas sinoptikanëve, mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Ndërsa shtimi i vranësirave do jetë në pjesën e dytë të ditës, e këto do të jenë më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së Diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë. Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.