Qarku i Korçës mbulohet nga bora, krijohet vështirësi në qarkullimin e mjeteve

33
Sigal

I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Trashësia mesatare shkon në 5-6 cm, ku ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

20 borëpastruese ndodhen në terren për të pastruar rrugët, ndërkohë që autoritetet bëjnë apel që drejtuesit të jenë të pajisur me goma dimri ose zinxhirë dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Situatë e rënduar është edhe në qytet.

“Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së Policisë Rrugore për tu bërë me dije drejtuesve të mjeteve në këtë situatë të pazakontë në qarkun e Korçës. Gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshje me intensive të lartë dëbore dhe për fatin e mirë deri në këto momente nuk kemi pasur dëme, përveç disa aksidenteve të vogla me dëme materiale. Dua të bëj një thirrje për drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore, zinxhirë për të udhëtuar, të ecin ngadalë e me shumë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme në këtë mot të keq. Po ashtu të mos përdorin celularin e aq më tepër pijet alkoolike.

Nga akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit, të tjerat paraqesin një rrezikshmëri pak më të ulët por jo se nuk janë të rrezikshme. Firmat kontraktore janë të gjitha në punë, mjetet vazhdojnë të qarkullojnë dhe nuk ka pasur bllokime në asnjë aks rrugor të qarkut të Korçës. Duhet të përmend Dardhën dhe Voskopojën që ka pushues që e frekuentojnë , kalohet vetëm me zinxhirë dhe me goma dimërore..”, tha Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor, Kreshnik Skëndo. Gjithë sektori i policisë rrugore është 100% në punë dhe do të punojmë me orare të zgjatura deri në kalimin e kësaj situatë të motit të keq.